Kape
Hyr
E humbur

Portofol i humbur ne zonen e Mulletit

Ruaj
  • 15 Maj 2026
  • Referenca 25824

Pershendetje JOQ

Po ju shkruaj me nje dhimbje ne zemer dhe me nje shprese te vetme: qe personi qe ka gjetur portofolin e burrit tim ne zonen e Mulletit ta lexoje kete mesazh dhe te zgjohet pak ndergjegjja e tij.

Pas shume oresh duke kerkuar, gjetem vetem dokumentat e hedhura ne rruge — patente dhe ID (G.C)— sikur jeta dhe mundi i nje njeriu te mos kishin fare vlere. Leket ishin marre.

Por dua t’i them atij personi dicka nga zemra: ato para nuk ishin luks, as qejf. Ishin mundi i nje burri qe zgjohet cdo dite, lodhet, sakrifikon dhe mendon si te mbaje familjen. Ishin para te nxjerra me djersë, me sakrifice dhe me halle qe nuk i di askush.

Ndoshta ne momentin qe e more portofolin mendove se kishe gjetur fatin e dites. Por sot, kur te flesh, mendo pak per njeriun qe ka mbetur me zemër te thyer duke kerkuar dicka qe e kishte fituar me ndershmeri. Mendo si do ndiheshe po te ishte portofoli yt, mundi yt, buka e femijeve te tu.

Nuk po kerkojme polici, as sherr, as hakmarrje. Po kerkojme vetem nje gjest njerezor. Ende ke mundesi ta rregullosh kete gabim dhe te tregosh qe je njeri me zemer.

Te lutem, nese e lexon kete postim, na i kthe. Ndonjehere vlera me e madhe nuk eshte te mbash parate, por te fitosh paqen me veten.

Detajet

Lloji
Send i humbur
Postuar
15 Maj 2026 (15 Maj 2026 - 09:34:20)
Referenca
#25824
Fotot
1

A e keni parë këtë?

Telefononi ose shkruani në WhatsApp pronarit — edhe një informacion i vogël ndihmon. Mos e lëvizni sendin nëse nuk është e sigurt.

Fatjona Caca +355684757145
Telefono